Sonte në Rubikon: Ardian Gjini NULL NULL 18.03.2026 18:22 18.03.2026 18:22 Në edicionin e sotëm të emisionit Rubikon në Klan Kosova është i ftuar Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ai flet për krizën institucionale, dekretin e Presidentes, mundësinë e zgjedhjeve të reja, rolin e opozitës dhe zhvillimet brenda AAK-së. Përballë tij: Dukagjin Gorani, Vehbi Kajtazi dhe Rrahman Paçarizi. – Në cilat diskutime për postin e Presidentit ka qenë e përfshirë AAK-ja? – Kush i ka kontribuar më së shumti bllokadës aktuale? – Çka pret AAK-ja nga Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentes Osmani? – Pse nuk ka më shumë bashkëpunim mes partive opozitare? – Përse Ardian Gjini po projektohet si kandidati i AAK-së për kryeministër pikërisht në këtë kohë? Klan Kosova, 20:45.