Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita dhe Ballkani nuk gabojnë, vazhdojnë kryesimin e kampionatit

NULL NULL
18.03.2026 15:34

Ballkani ka arritur fitore minimale në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë, Prishtina e Re.

Bleart Tolaj e realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 67-të.

Ballkani është lider me 45 pikë aq sa ka edhe Drita, por ekipi nga Suhareka ka golaverazh më të mirë. Ndërkohë, Prishtina e Re mbetet e fundit me 23 pikë. Drita ka arritur ta lë pas zhgënjimin e humbjes në derbi ndaj Ballkanit, duke mposhtur 2–1 Dukagjinin.

Golat për Dritën i shënuan Besnik Krasniqi dhe Veton Tusha, ndërsa për klinasit realizoi Hekuran Berisha. Vazhdon kriza e Dukagjinit që nuk di për fitore në kampionat prej 9 ndeshjeve rresht, me skuadrën e trajnerit Përgjokaj që ndodhet në vendin e gjashtë me 33 pikë./Klankosova.tv

lajme të ngjashme