Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarmon mësuesja: Tekniku “pensionist” ngacmon seksualisht 10-vjeçaren (VIDEO)

NULL NULL
14.03.2026 20:24

Ende pa hyrë mirë në klasë, derisa qëndronte në korridor, 10-vjeçarja nxënëse e paraleles së katërt në shkollën fillore ‘’Gjon Serreçi’’ në Ferizaj, dyshohet se u përball me sulm seksual.

Pretendohet se këtë e bëri punëtori teknik i shkollës, N.I, që veç edhe pak ditë del në pension, raporton Klan Kosova.

E para që e diktoi se nxënësja nuk është mirë emocionalisht, qe mësuesja që më pas e alarmoi krejt Drejtorinë.

Fëmija që përjetoi këtë ngacmim, sipas drejtorit, e sulm sipas Policisë, shkaku i shqetësimit, për dy ditë mungoi në shkollë. Shkolla, nga ana tjetër, është shprehur e gatshme t’i dalë në ndihmë.

Nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, Klanit i bënë më dije se janë në pritje të informatave zyrtare, dhe në momentin që do t’i kenë, do të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.

I dyshuari pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit është në ndalim për 48 orë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme