Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Artistet Anais Horn dhe Verena Walzl për herë të parë me ekspozitë në Kosovë

NULL NULL
13.03.2026 08:57

Ekspozita e titulluar “Butësia kontrollon fortësinë”, hapet sonte nga ora 19:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Për herë të parë në Kosovë, artistet vizuale Anais Horn dhe Verena Walzl prezantojnë kërkimin e tyre artistik, duke eksploruar idetë e heroizmit, disiplinës dhe forcës së heshtur të butësisë.

Përmes portreteve monumentale, tekstit dhe elementeve performative, ekspozita reflekton mbi mënyrën se si shoqëritë bashkëkohore riformësojnë figurën e heroit, dhe e bëjnë këtë duke marrë në shqyrtim një praktikë sportive të papritur: xhudon.

Në këtë rast artistet kanë vendosur të mos përqendrohen në atë çka është më shumë se sa në atë që pritet të jetë, duke vënë në qendër të fokusit vajzat e reja që ushtrojnë këtë sport.

Ekspozita është kuruar nga Blerta Hoçia dhe do të qëndrojë e hapur deri më 15 maj 2026./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme