Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore (VIDEO)

NULL NULL
08.03.2026 15:26

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova.

Ajo theksoi se Shkurte Fejza është një figurë e rëndësishme për kulturën dhe muzikën shqiptare dhe se një përmendore për të do të ishte një nder i madh.

“Përmendore për Shkurte Fejzën, besoj se duhej bërë, e meriton shumë”, tha Adelina.

Gjithashtu, Adelina foli edhe për emocionet që ka përjetuar gjatë koncertit të saj për 40-vjetorin e karrierës. Ajo e krahasoi performancën e saj me atë të daljes për herë të parë në skenë, duke theksuar se ndjesia ishte e jashtëzakonshme dhe emocionuese. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme