Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë

NULL NULL
28.02.2026 22:47

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident komunikacioni në Gjakovë.

Burimet i kanë thënë gazetares Arbreshë Uka që ata janë sjellë në QKUK nga Spitali i Gjakovës.

Klani mëson se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. ai është i intubuar pasi ka politraumë të rëndë, prandaj edhe është dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror.

Dy të tjerët po ashtu kanë pësuar lëndime të shumta por ndodhen në gjendje stabile. Moshat e të lënduarve janë midis 25 dhe 35 vjeç.

lajme të ngjashme