Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Kosova qëndron krah ShBA-së, liria e iranianëve më afër se kurrë

NULL NULL
28.02.2026 14:13

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, shkroi se liria për popullin iranian është më afër se kurrë, si dhe Kosova qëndron fuqishëm pranë aleati strategjik, ShBA-së, raporton Klankosova.tv.

“Kosova qëndron fuqimisht dhe pa mëdyshje pranë aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krah të paqes, sigurisë dhe rendit demokratik ndërkombëtar.

Ne besojmë fuqishëm se liria dhe demokracia do të triumfojnë. Historia ka treguar se kur kombet e lira qëndrojnë së bashku, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zoti e bekoftë Kosovën.

Zoti i bekoftë të gjithë aleatët tanë”, shkroi i pari i AAK-së./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme