Trump thotë se mund të ketë viktima nga operacioni ushtarak në Iran NULL NULL 28.02.2026 09:16 28.02.2026 09:16 Presidenti Donald Trump tha se jetët amerikane mund të humbasin si pasojë e operacionit të tij ushtarak brenda Iranit. “Regjimi iranian kërkon të vrasë. Jetët e heronjve të guximshëm amerikanë mund të humbasin dhe mund të kemi viktima – kjo ndodh shpesh në luftë – por ne nuk po e bëjmë këtë për momentin. Po e bëjmë këtë për të ardhmen dhe është një mision fisnik”, tha presidenti, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se SHBA-ja kishin “ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të minimizuar rrezikun për personelin amerikan në rajon”.