Rama bën 7 ndryshime në qeveri, ikën Balluku dhe Spiropali NULL NULL 26.02.2026 20:39 26.02.2026 20:39 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit të Partisë Socialiste, ka kryer 7 ndryshime në qeveri. Ndër ndryshimet e bërë është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut, raporton “Euronews”. Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës duke marrë postin tjetër të Belinda Ballukut. Ndërkaq, ministrja e deritashme e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali është zëvendësuar nga Ferit Hoxha. Këta janë emrat e rinj të emëruar në kabinetin qeveritar Rama: Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre. Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm. Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm. Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës. Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin. Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.