Nënshkruhet deklaratë e përbashkët për projektin e Varrezave të Kryeqytetit NULL NULL 26.02.2026 13:39 26.02.2026 13:39 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është nënshkruar Deklarata e Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit, Sipas njoftimit të Ramës në Facebook, prej disa muajsh Komuna ka zhvilluar një proces të strukturuar pune dhe koordinimi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në kryeqytet, me qëllim krijimin e një modeli të ri dhe të barabartë për organizimin e shërbimeve të varrimit, raporton Klankosova.tv. “Kjo deklaratë pasqyron pajtimin dhe vullnetin e përbashkët të palëve për të kontribuar në zhvillimin e një modeli që: Garanton funksionimin e varrezave si hapësirë publike në shërbim të të gjithë banorëve dhe rezidentëve të Prishtinës, pa dallim; Siguron respektimin e riteve dhe praktikave fetare sipas traditave përkatëse; Garanton administrim profesional, institucional dhe në përputhje me standardet e dinjitetit dhe respektit publik. Procesi i deritanishëm është karakterizuar nga dialog i hapur, bashkëpunim konstruktiv dhe mirëkuptim ndërmjet Kryeqyteti Prishtina dhe komuniteteve fetare, duke reflektuar frymën e bashkëjetesës dhe respektit që e karakterizon Kryeqytetin, për çka jemi krenarë dhe shumë mirënjohës”, thuhet mes tjerash në postimin nga i pari i Prishtinës.