Lirohet nga paraburgimi Liridon Rexhepi, ishte arrestuar në Turqi nën dyshimet për lidhje me Mossadin NULL NULL 24.02.2026 15:45 24.02.2026 15:45 Foto: Arkiv Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga paraburgimi Liridon Rexhepi, i cili ishte arrestuar në Turqi në shtator të 2024-ës nën dyshimin për bashkëpunim me Mossadin – shërbimi sekret i Izraelit. Koci përmes një njoftimi në Facebook theksoi se vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet. “Sipas pretendimeve, ai dyshohej për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur me këtë shërbim, madje në disa raportime u përmend edhe si person me pozitë të lartë në atë hierarki të pretenduar. Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit. Në raste të akuzave për spiunazh, që janë ndër më të rëndat për sigurinë shtetërore, vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet”, tha më tej Koci, transmeton Klankosova.tv. Arrestohet në Stamboll kosovari i dyshuar për lidhje me Mossadin, thuhet se kreu transfere edhe nga Kosova