Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skenarët që mund të çojnë në zgjedhjen e shefit të shtetit, sipas Blakajt (VIDEO)

NULL NULL
23.02.2026 12:51

Kanë mbetur pak ditë deri në zgjedhjen e presidentit të vendit, dhe kjo ka ngjallur polemika të shumta në opinionin publik, pasi ende nuk është zyrtarizuar një kandidat për këtë post, ndërsa takime mes krerëve të partive politike dhe kryeministrit po zhvillohen përditë.

Opinionisti Korab Blakaj, në emisionin “Kosova Today” ndau me publikun katër skenarë të mundshëm, që sipas tij, do shpien në zgjedhjen e shefit të shtetit, transmeton Klankosova.tv.

“Unë shoh katër skenarë të ndryshëm në zgjedhjen e presidentit. Skenari i parë, të cilin mendoj se do të largohen nga ky, është skenari që do të shkojnë në zgjedhje përsëri. Skenari i dytë është Vjosa Osmani presidente, mirëpo edhe këtë skenar e shoh më shumë si pazar. Skenari i tretë ka të bëjë me lëvizjen puro-presidenciale të zotëri Ramush Haradinajt për t’u larguar nga lidershipi i AAK-së dhe për t’iu afruar publikut të Kosovës që është një figurë përbashkuese. Skenari i katërt që vlen të përmendet, që u dha edhe në lajme, është për vizitën në Prekaz. Pra mund të jetë edhe një figurë tjetër”, tha Blakaj në Klan Kosova.

lajme të ngjashme