Pejë: Arrestohet një person për dhunim, viktima ishte raportuar e zhdukur NULL NULL 22.02.2026 08:43 22.02.2026 08:43 Një person është arrestuar në Pejë gjatë ditës së djeshme. I njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një femër, e cila më 19 shkurt ishte raportuar e zhdukur nga familjarë e saj. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv. Raport shtesë: DHUNIM Pejë / 19.02.2026 – 16:00. Me 21.02.2026 është arrestuar i dyshuari m/k, për shkak të dyshimit se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës f/k. Viktima dy ditë më parë nga familjarët e saj është raportuar person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.