Qeveria e re – 19 ministri, veç 5 në duar të grave (VIDEO) NULL NULL 21.02.2026 20:38 21.02.2026 20:38 Qeveria e re e Kosovës tashmë ka nisur punën. Por, risia e kabinetit “Kurti 3” nuk është vetëm numri më i madh i ministrive, nga 15 sa ishin, në 19 sa janë tani. E veçanta tjetër është se vetëm 5 ministri drejtohen nga gratë, pavarësisht se Ligji për Barazi e përcakton krejt ndryshe përfaqësmin në institucione. Në kabinetin e kaluar qeveritar nga 15 ministri, pesë nga to patën gra në krye të tyre. Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: