E ardhmja euroatlantike e vendit, temë e bisedës telefonike mes Osmanit e presidentit finlandez NULL NULL 21.02.2026 14:53 21.02.2026 14:53 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj finlandez, Alexander Stubb. Siç ka shkruar e para e shtetit në rrjetin social X, biseda ka përfshirë zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin midis Kosovës dhe Finlandës, raporton Klankosova.tv. “Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin midis dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, shkroi Osmani./Klankosova.tv