Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Gjocaj: Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë NULL NULL 21.02.2026 14:33 21.02.2026 14:33 Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq të Deçanit. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka kujtuar Gjocajn si një ushtar të guximshëm dhe të përpiktë, gjithmonë në vijën e parë të frontit në Zonën e Dukagjinit, raporton Klankosova.tv. Ai ka shkruar njëherësh se Agroni iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkë me familjarët e tij dhe kontribuoi në furnizimin me armatim, deri në ditën kur ra dëshmor më 18 gusht, në altarin e lirisë, bashkë me bashkëluftëtarët Avni Bali Sinanajn dhe Milaim Rexhë Gjocajn. “Nga sot, trupi i tij do të prehet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq, pranë bashkëluftëtarëve të tij. Lavdia e Agron Gjocajt është e përjetshme dhe kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona. Mirënjohje e përjetshme për shërbimin ndaj atdheut”, shkroi mes tjerash i pari i AAK-së./Klankosova.tv Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj