Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Teologia Gashi: Agjërimi është për Zotin, ata që prishin Ramazanin pa arsye, nuk mund ta kompensojnë (VIDEO)

NULL NULL
21.02.2026 10:47

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, teologia Fehmie Gashi ka theksuar rëndësinë e agjërimit si një urdhër i Zotit për të gjithë besimtarët.

Ajo ka shpjeguar se agjërimi është një rregull i caktuar nga Allahu, që ka si qëllim të mirën e individëve dhe shoqërisë.

Gashi shpjegoi se agjërimi është një nga adhurimet më të çmuara për Allahun dhe ai shpërblen pa masë ata që agjërojnë.

“Ata nuk e dinë ëmbëlsinë e agjërimit, kjo ëshë një obligim që zoti e ka bërë urdhër për të gjithë besimtarët. Kjo është një rregull që e ka caktuar Allahu për të mirën tonë. Nëse ne e marrim një makinë, dhe së pari i lexojmë rregullat, çka duhet me bë edhe çka s’duhet, pse i besojmë? Sepse e dimë se ai është prodhuesi, dhe ai është ndërtuesi. Ashtu edhe njeriu, ne jemi krijesa të zotit. Më mirë se zoti, nuk e di as vet njeriu. Asnjë urdhër apo obligim që e ka bë zoti e ka bërë vetëm për të mirën tonë, e ka ditë që organizmi jonë ka nevojë të stabilizohet”, tha Gashi.

Në lidhje me ata që nuk agjërojnë, Gashi tha se është një veprim që i çon ata drejt gjynahut.

“Si mundet një njeri që jeton në këtë botë dhe e di që ka një krijues, të mos pranojë një urdhër të tij?”, pyeti Gashi.

Një tjetër mesazh i fortë nga Fehmie Gashi ishte për ata që prishin agjërimin pa arsye. “Kush e prish një ditë të agjërimit pa arsye, asnjëherë nuk mund ta kompensojë atë, edhe sikur të agjërojë gjithë jetën”, theksoi teologia.

Ndiqeni videon për më shumë:

lajme të ngjashme