Lirohet nga akuzat për dhunë në familje një burrë në Pejë NULL NULL 20.02.2026 14:30 20.02.2026 14:30 Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.Gj., për veprën penale “Dhuna në familje”. Sipas njoftimit të Gjykatës, ky vendim erdhi pas shqyrtimit gjyqësor, teksa institucioni e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., transmeton Klankosova.tv. “Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile”, thuhet në njoftim. “Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”.