Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kupa e Kosovës në basketboll shkon në Mitrovicë

NULL NULL
18.02.2026 21:44

Trepça është fituese e Kupës së Kosovës në basketboll.

“Minatorët” e mposhtën Bashkimin në finalen e zhvilluar në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec me rezultat 91:72.

Më i miri në parket për mitrovicasit ishte Amzil që realizoi 22 pikë.

Kurse për Bashkimin ishte Zeqiri me 19 pikë të shënuara.

Kjo ndeshje e zjarrtë u transmetua drejtpërdrejtë në Artmotion, në kanalin e 2-të sportiv.

lajme të ngjashme