Rezoluta për UÇK-në, në dorën e maqedonasve (VIDEO) NULL NULL 18.02.2026 20:58 18.02.2026 20:58 Një rezolutë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë ishte paraparë të prezantohej para ligjvënësve të Maqedonisë së Veriut. Përmes saj do të kërkohej respektimi i standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndërkombëtar. Por, ani se UÇK-ja bëri që shqiptarët si rrallë herë të bëhen bashkë fuqia e tyre politike s’mjafton. A votohet ose jo ky dokument në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është krejt në dorë të maqedonasve. Një rezolutë e ngjashme për Gjykimin Special ishte votuar javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës e Shqipërisë. Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: