Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” NULL NULL 17.02.2026 19:37 17.02.2026 19:37 “Liria Ka Emër” ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-katërshes së UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Sipas kësaj platforme, kjo shifër ka ardhur sipas vlerësimeve nga terreni, duke e bërë atë mobilizimin më të madh në historinë e Kosovës së lirë. “Sheshi dhe rrugët kryesore të Prishtina u mbushën me qytetarë nga të gjitha komunat, nga rajoni dhe diaspora. Pavarësisht motit të pafavorshëm dhe vështirësive në trafik, pjesëmarrja masive dëshmoi për përmasat e mobilizimit dhe mesazhin e qartë për drejtësi”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera, po ashtu falënderohen të gjithë qytetarët për kontributin në këtë marsh, i cili u cilësua si moment historik i solidaritetit dhe qëndresës qytetare.