Sekuestrohen rreth 1 mijë kilogramë duhan të kontrabanduar në Vërmicë NULL NULL 17.02.2026 14:41 17.02.2026 14:41 Policia Kufitare ka sekuestruar rreth 1,000 kilogramë duhan të përpunuar, i dyshuar si mall kontrabandë, gjatë zbatimit të Planit Operativ “Parandalimi i Kontrabandës në Brezin Kufitar”. Sipas policisë, malli u kap në orët e mbrëmjessë të hënës në Vërmicë, gjatë vëzhgimit të terrenit me pajisje nate, ka vërejtur një barkë në Liqenin e Vërmicës që lëvizte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, transmeton Klankosova.tv Policia njofton se pas shkarkimit të mallit, personat e dyshuar kanë vërejtur prezencën e Policisë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Shqipërisë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar sekuestrimin e mallit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kontrabandë me mallra”. Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.