Ramush Haradinaj uron Pavarësinë e Kosovës, ndan pamje nga lufta e liria NULL NULL 17.02.2026 09:46 17.02.2026 09:46 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ndau edhe një video kushtuar Ditës së Pavarësisë, transmeton Klankosova.tv. Ai ndau pamje nga koha kur shërbente si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, foto me ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova si dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Krejt në fund, videon e përmbylli me fjalimin që ai e kishte bërë për formimin e ushtrisë së vendit.