Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Dëshmitari i Pavarësisë”, Blendi Fevziu rrëfen çka pa 18 vjet më parë (VIDEO)

NULL NULL
17.02.2026 09:03

Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu ka kujtuar ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ngjarje në të cilën ai vetë ishte prezent.

Përmes një materiali të përgatitur nga gazetari i Klan Kosovës, Agon Rexhepi, Fevziu tha se shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, mbetet një ndër momentet kyçe të rrugëtimit të tij në gazetari, transmeton Klankosova.tv.

“Çka ishte veçantia e këtij momenti? Ka qenë një fakt i thjeshtë. Gjatë gjithë asaj jave që ishte një shqetësim se kur do shpalljes pavarësia dhe si duhej të shpallej, faktori ndërkombëtar nën presionin e asaj kohe, vendosi që ky proces të ishte gjysmë-ilegal, të mos kishte mbulim mediatik. Në këtë moment, unë iu kam thënë presidentit dhe kryeministrit të Kosovës të asaj kohe dhe anëtarëve të tjerë, që ne nuk kishim përgjegjësinë që e kishin mediat në Kosovë, kështu që ne nuk merrnim as këshilla dhe as sugjerime nga ndërkombëtarët”, tha Fevziu.

“Ky ishte një moment i rëndësishëm për shqiptarët, dhe ne nuk mund të mos e dokumentonim”, tha ai.

Pos tjerash, gazetari foli edhe për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, gjykim të cilin e quajti jashtë kontekstit.

Për më shumë, ndiqeni materialin e mëposhtëm:

lajme të ngjashme