Rrëfimi i gazetares Mujku nga brenda Speciales (VIDEO) NULL NULL 14.02.2026 17:33 14.02.2026 17:33 Gazetarja e Klan Kosova, Rina Mujku Gazetarja e Klan Kosova, Rina Mujku, po qëndron tashmë pothuajse që një javë në Hagë, nga ku po përcjellë seancat gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës atje, ku gjatë kësaj jave u mbajtën fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe më pas të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Mujku ka përshkruar momentet brenda sallës së gjyqit, duke treguar se katërshja e UÇK-së shfaqin reagime të ndryshme gjatë seancave dhe në hapësirat e shkurtra kur përshëndesin familjarët. Sipas saj, më i vëmendshmi gjatë proceseve shihet të jetë Hashim Thaçi, i cili ndjek me kujdes çdo detaj dhe mban shënime herë pas here. Ndërkaq, Kadri Veseli shkruan vazhdimisht gjatë seancave, ndërsa Jakup Krasniqi dëgjon më i qetë krahasuar me të tjerët. Gazetarja ka veçuar edhe Rexhep Selimi, për të cilin tha se shpreh anën e tij artistike edhe gjatë seancave, duke mbajtur gjithmonë me vete një bllok ku vizaton, zakonisht galerinë e publikut dhe skica të ndryshme. /Klankosova.tv Ndiqni rrëfimin e plotë të Mujkut, në videon e bashkangjitur: