Kurti në Mynih, takohet me administratorin e UNDP-së NULL NULL 14.02.2026 15:18 14.02.2026 15:18 Kryeminstri Albin Kurti është takuar në Mynih të Gjermanisë me ish-kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, i cili tashmë mban rolin e Administratorit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Kurti me këtë rast theksoi progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës përgjatë këtyre 5 viteve, të dëshmuar edhe përmes renditjeve pozitive në indekse ndërkombëtare. “Shprehu mirënjohjen ndaj UNDP për përkrahjen përmes projekteve të ndryshme, mbështetjen për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e frytshëm. Përgjatë bisedës u diskutuan edhe mundësitë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit”. “Kryeministri ngriti po ashtu rëndësinë në qasjen e Kosovës në Fondet Vertikale të Klimës dhe Mjedisit, sikurse në Fondin Global të Mjedisit (GEF) dhe Fondin e Klimës së Gjelbër (GCF), qasje që mundëson avancimin e agjendës së tranzicionit të gjelbër”, thuhet në një njoftim të zyrës për media të tij, transmeton Klankosova.tv.