Qeveria Kurti 3 nis emërimin e zëvendësministrave NULL NULL 13.02.2026 18:55 13.02.2026 18:55 Qeveria Kurti 3 ka nisur me emërimet e zëvendësministrave, pas rritjes së numrit të ministrive në këtë kabinet qeveritar. Sot paradite u bë e ditur për caktimin e Daulina Osmanit si zv/ministri në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë. Këtë pozitë, Osmani e ka pasur edhe në mandatin e Qeverisë Kurti 2, kur kjo ministri kishte edhe pjesën e Kulturës. Emërimi tjetër është i Zef Morinës, si zëvendës i ministrit në dikasterin e Infrastrukturës dhe Transportit, transmeton Klankosova.tv Këtë pasdite, Zyra e Kryeministrit të Kosovës njoftoi se ka caktuar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilën e ka mbajtur edhe në mandatin e kaluar. /Klankosova.tv Albin Kurti propozon kabinetin qeveritar