Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjakovë: Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit

NULL NULL
13.02.2026 18:29

Një person ka rënë sot në një pusetë në rrugën “Behije Dashi” në Gjakovë.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, njësia e zjarrfikësve ka intervenuar me urgjencë, duke shpëtuar personin që kishte mbetur brenda pusit.

“Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit tonë, personi është nxjerrë me sukses dhe i është dorëzuar ekipit mjekësor për trajtim të mëtejmë”, njoftuan zjarrfikësit.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te rënia në pusetë. /Klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme