“Na lini të qetë!” – Dua Lipa dhe i fejuari i saj përballen me paparacët në Paris NULL NULL 11.02.2026 14:20 11.02.2026 14:20 Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, nuk kanë kaluar një mbrëmje të qetë. Sipas raportimit të Paris Match, çifti është “sulmuar” dhe rrethuar nga paparacë, të cilët i kanë ndjekur nga shumë afër. Në videot e publikuara, shihet se situata i ka shqetësuar dukshëm të dy, transmeton Klankosova.tv. Dua dhe Callum u kanë kërkuar paparacëve parizienë t’i linin të qetë, teksa po përndiqeshin vetëm pak metra larg banesës së tyre. Të shqetësuar se adresa e tyre mund të bëhej publike, këngëtarja dhe aktori janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mbuluar fytyrat për të shmangur identifikimin. View this post on Instagram A post shared by Paris Match (@parismatch)