E martë e vranët, herë pas here del dielli NULL NULL 10.02.2026 06:58 10.02.2026 06:58 Foto nga Arkiva: Të martën parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në orët e mëngjesit pritet paraqitje e ngricës, ndaj këshillohet kujdes i shtuar në qarkullim, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen ndërmjet 5 dhe 9 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.