Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e Pavarësisë NULL NULL 09.02.2026 13:30 09.02.2026 13:30 Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Mëngjesi i 17 shkurtit nis me ngritjen e flamurit të Kosovës, vazhdon me mbledhjen solemne të Qeverisë dhe më pas me nderime te Monumenti i të Pagjeturve. Gjatë ditës do të bëhen homazhe te pllaka përkujtimore e fëmijëve të vrarë, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, te ai i Adem Demaçit dhe më pas edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Do të mbahet edhe seancë solemne, ndërsa 17 shkurti përmbyllet me një koncert solemn nga Filharmonia e Kosovës./Klankosova.tv