Çitaku për gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve: Historia nuk rishkruhet me padrejtësi NULL NULL 09.02.2026 11:12 09.02.2026 11:12 Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se lufta për liri nuk mund të dënohet. Derisa në Hagë po jepen deklaratat përmbyllëse për gjyqin më të madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Çitaku tha se nuk mund të kriminalizohet lufta për dinjitet njerëzor dhe kombëtar, transmeton Klankosova.tv. “Historia nuk rishkruhet me padrejtësi. Drejtësia vonon, por e vërteta mbetet. Drejtësi! Liri!”, ka shkruar ajo në facebook.