Ëndrra e Cityt është gjallë, fitore heroike në Anfield NULL NULL 08.02.2026 19:32 08.02.2026 19:32 Manchester City ka fituar me përmbysje në Anfield Road. Ata mundën Liverpoolin 1-2, ndonëse po humbnin pas supergolit të Dominic Szoboszlait në minutën e 74-t. Magjia e Qytetarëve shkrepi dhjetë minuta më pas kur barazoi Bernardo Silva. Erling Haalandi realizoi për 1-2 nga pika e bardhë në minutën e tretë shtesë. Qytetarëve iu anulua çuditshëm goli në minutën e dhjetë shtesë, për shkak të një fauli nga Erling Haaland dhe një fauli paraprak të Szoboszlait i cili u ndëshkua me karton të kuq. Tani Qytetarët kanë 50 pikë në vendin e dytë, gjashtë më pak se lideri Arsenali kur kanë mbetur edhe 13 xhiro.