Nju-Jorku nderon Kosovën, miraton rezolutën që përkujton 18-vjetorin e pavarësisë (VIDEO) NULL NULL 07.02.2026 19:12 07.02.2026 19:12 Senati i Nju-Jorkut ka nderuar Kosovën duke miratuar Rezolutën që përkujton 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj. Ishte edhe njëherë senatorja Jessica Scarcella-Spanton ndër më meritoret për një veprim të tillë. Ajo shprehu kënaqësinë që mirëpret njerëzit e Kosovës në Kapitolin e këtij shteti amerikan, dhe ndau krenarinë që feston kulturën dhe traditën kosovare bashkë me ta. “Jam e nderuar që edhe një herë po e promovoj këtë rezolutë dhe t’i mirëpres njerëzit e Kosovës në Kapitolin tonë për të festuar pavarësinë e tyre”, ka deklaruar senatorja, në një mbishkrim që i ka vënë në X videos me fjalimin e saj në Kapitol. “Jam krenare që përfaqësoj një komunitet kaq të fortë kosovar këtu në SD23 dhe mbetem e përkushtuar të festoj kulturën dhe traditat e tyre së bashku me ta”.