Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Falsifikimi me vota: Ndalohet për 48-orë një kryesuese tjetër në Deçan

NULL NULL
06.02.2026 10:16

(Lajm i përditësuar) Rastin e ka konfirmuar në ndërkohë edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesuese për rastin e procesit të numërimit të votave në Deçan. Brenda afati ligjor, prokurori shtetit do parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, ka thënë Nikçi për Klan Kosova.


Pas autorizimit të Prokurorisë në Pejë për hetimet lidhur me procesin zgjedhor të numërimit të votave, një person tjetër u arrestua dhe u ndalua për 48-orë nga Policia e Kosovës.

Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për shefen e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Manjolla Shala. 

E njëjta është intervistuar si kryesuese e një qendre votimi në Deçan për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.

Njëherësh, Klan Kosova mëson se ky nuk do të jetë arrestimi i vetëm në këtë rajon meqenëse me policët pejanë punë do t’ju dalë edhe disa të tjerëve.

Manipulimet në Deçan: Pranga kryesuesit, nesër arrestime të reja (VIDEO)

lajme të ngjashme