Agim Ademi fiton edhe një mandat në krye të FFK-së NULL NULL 05.02.2026 12:32 05.02.2026 12:32 Agim Ademi do të vazhdojë udhëheqjen e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vitin 2030. Delegatët e futbollit kosovarë ia besuan Ademit mandatin e tretë me radhë, për të kryesuar Federatën për 4 vitet e ardhshme. Me 52 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, delegatët votuan Ademin për kryetar, si kandidat i vetëm legjitim. Kuvendi miratoi edhe disa pika tjera të rendit të ditës, në mesin e të cilave edhe buxhetin për vitin 2026 që parashihet të jetë rreth 26 milionë euro./Klankosova.tv Kuvendi i FFK-së mblidhet sot, Agim Ademi drejt një mandati të ri