Arrestohet dileri i drogës në Durrës, përplasi makinën e Policisë në përpjekje për t’u larguar NULL NULL 31.01.2026 11:34 31.01.2026 11:34 Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i identifikuar si Julian Ismailaj. Ai akuzohet se tregtonte lëndë narkotike. I arrestuari, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, automjetin e Policisë që i ishte vënë në ndjekje. Nga kontrolli në automjet u gjet heroine, kokainë dhe 1 elektroshok. Gjithashtu u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të të arrestuarit, ku njëri prej tyre i kishte dhënë 45-vjeçarit, automjetin me qira Po ashtu, procedohet penalisht edhe një person tjetër, i cili dyshohet se për motive të dobëta, kanosi një person me pistoletë lodër, raporton Abcnews.al,