Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fenomeni i vjedhjes së votave, sonte debat në Rubikon

NULL NULL
29.01.2026 18:10

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, sonte do të trajtohet çështja e vjedhjes së votave nga zgjehdjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Veç kësaj teme, do të diskutohet edhe përgjegjësia institucionale dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rashiqit nënkryetar të Kuvendit.

–              Si ndodhi manipulimi me vota?

–              Çfarë përgjegjësie kanë partitë politike dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve?

–              A ka precedentë të ngjashëm nga e kaluara dhe si krahasohen me situatën aktuale?

–              Çfarë tha saktësisht Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rashiqit?

–              Çfarë pason pas këtij vendimi?

–              A po shndërrohet shkelja e Kushtetutës së Kosovës në një normalitet politik?

Këto dhe shumë tema të tjera i diskutojmë sonte me panelin e përbërë nga Valdete Daka, Naim Jakaj, Nazim Mehmeti, Dardan Sejdiu, Ilir Deda dhe Vehbi Kajtazi.

Klan Kosova, 20:45

lajme të ngjashme