Sogojeva: Publikimi i të dhënave të qytetarëve në kanale serbe në “Telegram”, shkelje ligjore (VIDEO) NULL NULL 27.01.2026 20:35 27.01.2026 20:35 Krenare Sogojeva nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, në një intervistë në Kiks Kosova, theksoi se publikimi në kanalet serbe në “Telegram” i të dhënave personale të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës, është shkelje ligjore. Sipas Sogojevës, çdo publikim që bëhet pa miratim të personit, është i paligjshëm. Te personat publikë, si te zyrtarët policorë, edhe keqpërdorimi i fotografive të tyre është i paligjshëm. “Inteligjenca Artificiale e mundëson keqpërdorimin e të dhënave të zyrtarëve, prandaj duhet të informojmë se si duhen të ruhen të dhënat e qytetarëve që të mos keqpërdorën nga këta keqbërës”, thekson ajo. Përfaqësuesja e AIP thotë që vendosja kamerave ilegale është e lehtë të bëhet nga persona të ndryshëm në veri të vendit, por që duhet të bëhet monitorim i vazhdueshëm. Sogojeva thekson që janë duke bërë fushata sensibilizuese për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve. Ndiqeni bisedën me të: