Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA “shuplakë” Serbisë, ia tregon “vendin” për shqiptarët e Luginës (VIDEO)

NULL NULL
21.01.2026 23:21

Ligji për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës ka avancuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, duke u cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve etnikë në jug të Serbisë.

Aktivisti lobues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjino Mulliqi, në Edicionin Special të Klan Kosovës, këtë hap e quajti historik.

Po ashtu, ai tha se ky ligj shumë shpejt mund të aprovohet nga Kongresi Amerikan, transmeton Klankosova.tv.

“Mendoj që ky ligj shumë shpejt do të vjen në Kongresin Amerikan që ta aprovojë i gjithë Kongresi dhe të futet si ligj, që detyron Departamentin e Shtetit të raportojë te punët e jashtme të Kongresit mbi masat që janë marrë, të ndalet pasivizimi i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, tha Mulliqi. / Klankosova.tv

lajme të ngjashme