Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt i paqes NULL NULL 21.01.2026 14:41 21.01.2026 14:41 Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka vendosur kurora lulesh mbi varrin e presidentit Ibrahim Rugova, në 20 vjetorin e vdekjes. “Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes, ai shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual”, shkruan në njoftimin e Ambasadës në Facebook transmeton Klankosova.tv. Tutje diplomati përmendi edhe formimin intelektual të Rugovës në Paris. “Gjatë rrugëtimit të tij, ai u përgadit intelektualisht, ndër të tjera, në një nga kryeqytetet më të shquara botërore të mendimit dhe kulturës, djep i ideve të lirisë dhe dialogut. #Paris”.