Nesër varroset nëna e dëshmorëve, Tahir dhe Agim Mazrekaj NULL NULL 20.01.2026 12:20 20.01.2026 12:20 Është ndarë nga jeta, Zyme Mazrekaj, nëna e dy dëshmorëve të kombit, Tahir dhe Agim Mazrekaj. Varrimi i saj do të mbahet të mërkurën, më datë 21 janar në varrezat e fshatit Sllup të Deçanit, në orën 14:00. Lajmi është bërë i ditur nga organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Deçan. “OVL-UÇK, Dega në Deçan, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Mazrekaj dhe të gjithë miqve e dashamirëve. Lavdi jetës dhe sakrificës së familjes Mazrekaj”, thonë nga kjo organizatë, transmeton Klankosova.tv