Avokati Bytyqi dorëzon kallëzim penal ndaj Belisar Jezercit për nxitje të urrejtjes dhe dhunës NULL NULL 20.01.2026 11:13 20.01.2026 11:13 Avokati Asdren Bytyqi, gjatë ditës së sotme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Belisar Jezercit, duke e akuzuar atë për thirrje të vazhdueshme për spastrime etnike dhe dhunë ndaj myslimanëve shqiptarë. Para mediave, ai i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që ta kryejë punën e saj dhe të mos e humbas besimin e popullit, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera, Bytyqi tha se janë dorëzuar rreth 25 prova që dëshmojnë thirrjet nxitëse të Belisar Jezercit. “[Prokuroria] ta kryen detyrën e saj që ia përcakton kushtetuta dhe ligji. Ne presim që ky institucion duke e ditur që i kemi dorëzuar rreth 25 prova për zotëri Belisar, presim që Prokuroria Speciale ta ketë zellin edhe ndaj kësaj çështje. Të mos e humb besimin”, tha avokati.