Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga të dyshuarin

NULL NULL
20.01.2026 08:39
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP), përmes njësitit të saj FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë tjera relevante policore, ka identifikuar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar.

Ekipi i FAST lokalizoi dhe arrestoi të dyshuarin të hënën rreth orës 20:30, i njëjti po kërkohej nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vrasje në tentativë”, transmeton Klankosova.tv.

Pas arrestimit dhe në bazë të urdhrit të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

lajme të ngjashme