Hyri përmes rrugëve ilegale, kapet shtetasi i huaj në Kamenicë NULL NULL 18.01.2026 09:13 18.01.2026 09:13 Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht në Kosovë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të së shtunës, në fshatin Rogaqicë të komunës së Kamenicës. Policia nën me dije se gjatë patrullimit rutinë, e ka ndaluar një automjet, ngasësi i të cilit dyshohet se ka kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari është dërguar në gjykatë për kundërvajtje, transmeton Klankosova.tv