Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Feneri kërkon ta rikthejë Muriqin

NULL NULL
16.01.2026 16:56
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. Foto: Arkiv
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. Foto: Arkiv

Fenerbahçe po përgatitet të bëjë një ofertë zyrtare për rikthimin e Vedat Muriqit.

Mediumi turk, Haberler, raporton që ata pritet t’i derdhin 15 milionë euro në konton e Real Mallorcës.

Në anën tjetër, sipas Haberlerit, sulmuesi kosovar thuhet se është i hapur për t’u rikthyer te skuadra verdhë e kaltër.

Muriqi është futur surprizë në listën e objektivave të Fenerbahçes për përforcimin e sulmit, por pengesa kryesore mbetet Mallorca, e cila kërkon një shumë të lartë transferimi.

Klubi spanjoll i ka rinovuar kontratën Muriqit në fillim të sezonit dhe nuk dëshiron ta lëshojë lehtë.

lajme të ngjashme