Prova e prokurorisë: Dejona Mihali vendoste për Nagip Krasniqin (VIDEO) NULL NULL 15.01.2026 20:36 15.01.2026 20:36 Ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, që dyshohet se dëmtoi buxhetin e shtetit për 37 milionë euro, sot doli para Gjykatës në këtë proces gjyqësor. Krejt akuzat ndaj tij, Krasniqi i mohoi, edhe pse prokurorja tha se, përveç të tjerave, ka dëshmi se ai mori referenca për projekte edhe nga Dejona Mihali e Vetëvendosjes. Për ta shfajësuar veten, iu desht veç një sekond. Por për ta bindur trupin gjykues që nuk e dëmtoi buxhetin, ish kryeshefi Krasniqi, si rrallëherë, foli 5 minuta. Kjo pasi prokurorja e Shtetit i tha se i ka faktet që ky komunikoi me Mihalin, por edhe me zyrtarë të tjerë të partisë në pushtet, për çështjet që lidhen me KEK-un. Asnjë nga këto të thëna nuk i pranuan të akuzuarit. Madje, Nagip Krasniqi tha se rasti iu sajua. “Ky rast që e ka bërë prokuroria sipas bindjes time është një rast i montuar…me aktin e arrestimit tim dhe mbajtjen në paraburgim prej 5 muajve në fakt ka bërë dënimin pa u bërë gjykimi.” Të gjitha detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.