Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllja e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë, Gruda: Paraqet rrezik për qarkullim (VIDEO)

NULL NULL
14.01.2026 10:49
Nexhmedin Gruda

Rruga Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë është mbyllur përkohësisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Nexhmedin Gruda, drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencave në Drenas, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, tha se për shkak të shembjes së urës, gjendja aktuale paraqet rrezik për qarkullim dhe sigurinë e qytetarëve.

“Për momentin është bërë një ndalim i përkohshëm. Sapo të përfundojnë vlerësimet teknike dhe të nisin punimet e sanimit, do të japim informata më të sakta”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

U dëmtua nga vërshimet, mbyllet përkohësisht ura në rrugën Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë

lajme të ngjashme