Zyrtare: Michael Carrick trajner i Manchester United NULL NULL 13.01.2026 21:18 13.01.2026 21:18 Manchester United tashmë e ka trajnerin e ri. Drejtimin e “Djajve të kuq” do ta marrë legjenda e skuadrës Michael Carrick. Ai kthehet në këtë pozitë pas disa vitesh, për ta pasuar trajnerin e larguar Ruben Amorim. 44 vjeçari do të jetë në krye të shtabit teknik deri në fund të sezonit. Por, qysh në ndeshjen e parë, ai do ta ketë një test të vërtetë ku do të përballet me Manchester Cityn.