Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aludimet se Bia bën ‘sehire’, Kotorri: Në Rumani është shumë e zhvilluar magjia e zezë (VIDEO)

NULL NULL
13.01.2026 11:56

Në Prime-in e mbrëmshëm është shfaqur një klip ku paraqiteshin disa veprime të Bias. Këto veprime u komentuan sikur Bia po bënte magji të zezë.

Sot, në emisionin “Ora Shtatë”, astrologia Antigona Kotorri tha se nga vendi ku ka prejardhjen banorja, pra në Rumani, magjia e zezë është shumë e zhvilluar, transmeton Klankosova.tv.

“Vendi nga vjen kjo vajza, është shumë e zhvilluar magjia e zezë. Ajo e ka në kulturën e vet me bë këso rituale. Ato nuk bëjnë asgjë pos që frikësojnë njeriun e pastër e të padjallëzuar”, tha Kotorri.

Ndërkohë gazetarja Margareta Gjeraj, thotë se Bia nuk mund të ketë një aftësi të tillë.

“Po ta kishte do ta rregullonte së pari familjen e saj”, tha ajo.

Ndërkohë një shok i Bias, ka mbrojtur shoqen e tij, duke thënë se gjëra të tilla nuk bëhen para kamerave.

lajme të ngjashme